Për herë të parë në historinë e sportit europian dhe botëror, një shqiptar, I Kosovës, Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Europiane të Peshëngritjes në asamblenë zgjedhor të zhvilluar në Kishinjau të Moldavisë. Një prej 6 kandidaturave për këtë post, Hasani arriti të triumfojë në kulmin e federatës europiane pasi ka shërbyer aty prej 9 vitesh si anëtar i komitetit ekzekutiv dhe trezorier i kësaj federate.