Top Channel/ ‘Pija raki…’ Angli, shqiptari xheloz shpallet fajtor për tentativë vrasje të partneres
10/05/2024 19:54

Një 44-vjeçar shqiptar në Angli, është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje pasi sulmoi me thikë bashkëshorten në sy të vajzës së tyre. Petrit Zefi ka goditur me thikë kuzhine në kokë dhe në kyçin e dorës bashkëshorten e tij Natalie, pasi mendonte se ajo kishte një lidhje. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari po përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe një akuzë për plagosjen me dashje në lidhje me incidentin e dhunshëm të 11 nëntorit të vitit të kaluar. Ai i mohoi të dyja akuzat. Pas një gjyqi dyditor në Truro Crown Court këtë javë dhe pas gati tre orësh diskutimi, juria e shpalli Zefin fajtor për tentativë vrasje. Gjykata dëgjoi sesi Zefi, i cili për herë të parë hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në vitin 2000 me kamion nga Franca përpara se të shkonte në zonën e Birminghamit, ishte një njeri aq xheloz, saqë ia ndaloi Natalisë, nënës së katër fëmijëve, të kishte telefon apo të dilte vetëm. Në mbrojtje të tij, Zefi i tha jurisë se alkooli i kishte shkatërruar jetën, i kishte prishur marrëdhëniet me fëmijët dhe me gruan e tij prej 22 vitesh. Ai tha se nuk mbante mend asnjë nga ngjarjet e asaj nate sepse kishte qenë shumë i dehur dhe gjithashtu nën ndikimin e kokainës. Ai i tha gjykatës se në fillim pinte pak raki, por më pas kaloi në gota të vogla vodka, pastaj shishe të tëra me pije të forta të kombinuara me birrë. Zefi, i cili ka statusin e rezidentit të përhershëm për të qëndruar në Britaninë e Madhe, tha se ishte xheloz dhe gjatë gjithë viteve të martesës mendonte se gruaja e tij kishte një lidhje dhe e akuzoi atë se ishte shtatzënë me fëmijën e një burri tjetër.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55