Top Channel/ “Pezullimi për gjininë më shkatërroi”! Flet për herë të parë volejbollistja e Dinamos
27/10/2025 20:01

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që në sportin shqiptarë, qoft edhe sportistë tëhuaj të diskutohej, dyshohej, ti kërkohej e jo më të pezullohej për mungesë të testit të gjinisë. Por këtë herë është volejbolli I femrave, braziliania e Dinamos Nayara Ferreira që është dyshuar dhe I ësht kërkuar të vërtetojë gjininë e sajë femërore nëpërmjet analizës së gjakut. Dyshimet? Thjeshtë biseda korridoresh. Dhe kaq ka mjaftuar që sportistja braziliane, përveçse të izolohet në shtëpi, prej më shumës e një jave, por të pësojë një shok psikologjik që nma u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll që ajo të bënte ëtë rrëfim Ekskluziv për Top Channel. Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare. Nayara ka luajtur për rreth 15 vite në disa shtete europiane dhe jo vetëm, si Finlanda, Spanja, Portugalia, Republika Ceke, gjithashtu në Arabi Saudite, duke mos përmendur fillimet e karrierës së sajë në Brazil. Nga fëmijëria. Kjo është një ndeshje fëmijësh 17 vjet më parë, kur Nayara ishte rreth 15 vjeçe duke luajtur në kampionatin vendas. Një pamje e patrasmetuar më parë, por pamja fizike të paktën kështu nga larg flet vetë. Themi pamja e jashtme pasi dyshimet që kanë çuar klubet e Vllaznisë dhe Pogradeci kanë qenë të tilla, ose të paktën nuk I është shfaqur asnjë dokument mjekësorë, professional, sportistes së Dnamos kur ka pyetur se kush e ka kërkuar a po mbi ç’bazë është kërkuar? Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”. I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Izolimi, stresi presioni, diskriminimi do t’I kthehet të gjtihëve atyre që po ma bëjnë thonë më tej Nayara në intervistën e plotë të cilën do të keni mundësinë ta ndiqni mbërmjen e sotme në emisionin Top Story, ku sportistja braziliane rrëfen shumëçka rreth gjendjes aktuale dhe asaj që e pret në ditët në vijim.

Top Channel/ Infantino përballet me rivalë nga Franca dhe Japonia për drejtimin e futbollit botëror
19/11 12:38
Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56