Në zyrat qendrore të PASOK-ut në Athinë kanë filluar festimet pas rezultatit pozitiv që morën në zgjedhjet parlamentare 21 majit. Megjithëse Demokracia e Re fitoi zgjedhjet me 40.8% të votave, mund të themi se “fituesi moral” i këtyre zgjedhjeve është PASOK-u, i cili ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me 2019-ën. Socialistët e PASOK nga “Lëvizja për Ndryshim” mund të konsiderohen fituesi i dytë i zgjedhjeve, pasi rimori veten mbas 12 vitesh në opozitë.