Top Channel/ Peshkatarët francezë bllokojnë terminalin e mallrave në tunelin drejt Anglisë
27/11/2021 20:38

"Kjo do të sjellë pak presion ndaj Evropës", thonin sot peshkatarët francezë që protestojnë për marrëveshjen post-Brexit te ujërave të peshkimit me Britaninë. Përveç trazirave në trafikun detar ata sot bllokuan dhe hyrjen e Eurotunnel me Anglinë në Kale, si pjesë e protestës së peshkatarëve. "Unë jam nga të privilegjuarit që morën liçencën e tyre herët, por kolegët e mi nuk do të vdesin dhe ne nuk do t’i braktisim” tha peshkatari Dominique Ramet, nga Boulogne. Kreu i shoqatës së peshkatarëve francezë Gerard Romiti tha se trafiku detar dhe tuneli me Anglinë do të bllokohet për disa orë në portet e Saint-Malo, Ouistram e Calais. Francezët kërkojnë shtim të numrit të liçencave për peshkatarët në ujërat britanike dhe kërcënojnë për një luftë tregtare. "Ne nuk duam lëmoshë, duam liçencat tona, Britania duhet të zbatojë marrëveshjen post-Brexit. Shumë peshkatarë nuk dinë ç’do të bëhet me ta," tha kreu i shoqatës së peshkatarëve. Sipas marrëveshjes se vitit te kaluar mes Britanisë e BE, mjetet evropiane të peshkimit duhet të aplikojnë për liçenca të reja. Por Parisi thotë se dhjetra peshkatarë francezë u janë refuzuar liçencat për peshkim në ujërat e pasura britnaike, edhe pse kjo kontestohet nga Londra. Franca ka akuzuar gjithashtu autoritetet në ishullin e vetëqeverisur Xhersey në mes të ngushticës, se po merr mbrojtje nga Britaia për të ndaluar peshkatarët.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11