Pesë vjet pas vendosjes së sekuestros preventive mbi një apartament në Plazhin e Durrësit, Gjykata e Posaçme ende nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes. Sipas familjarëve të personit ndaj të cilit u nis hetimi pasuror, ata nuk mund ta përdorin më banesën, ndërsa pretendojnë, duke e ilustruar edhe me pamje filmike, se ajo po jepet me qira për turistë të huaj.