Pretendimi i një filiali të Shtetit Islamik se qëndron pas sulmit në Moskë, nëse dëshmohet i saktë, do të përbënte vetëm sulmin e fundit në vazhdën e një serie atentatesh të lidhura me militantët islamikë në tokën ruse. Një avion rus u hodh në erë mbi shkretëtirën Sinai të Egjiptit në vitin 2015 me 224 persona në bord, shumica prej të cilëve shtetas të Rusisë, kujton BBC.