Protesta e dhunshme në Tiranë vijon prej katër ditësh. Ndryshe nga ditët e kaluara, ndoshta ndikuar edhe nga lodhja e madhe e ditëve të shkuara deri natën vonë, sot protesta nisi më vonë dhe më e qetë. Protestuesit, pasi marshuan nëpër rrugët e Tiranës, fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku i priti kreu i FNSH për Tiranën, i cili i bëri thirrje të mos sulmojnë policinë dhe se detyra e tyre është të mbrojnë institucionet.