5 akuza për vrasje me dashje rëndojnë mbi personin që goditi dhjetëra njerëz në një paradë Krishtlindjesh në Uiskonsin me një makinë të tipit fuoristradë, të cilën e ngiste me shpejtësi të madhe. Mësohet se burri sapo ishte larguar nga një sherr në familje dhe incidenti sipas policisë, nuk është akt terrorist.