18 vetë humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të shiut në një qytet turistik në kodrat mbi Rio de Zhaneiro. Departamenti i Zjarrfikësve tha se 180 punonjës të tij dhe ekipe të shpëtimit janë në vendngjarje në rajonin piktoresk Petropolis, ku është varrosur perandori i fundit i Brazilit Pedro II, 68 kilometra në veri të qytetit të Rios. Bashkia shpalli “gjendjen e katastrofës”, ndërsa pamjet e shtëpive të shtëpive të shkatërruara dhe makinave të mbuluara nga uji mbushën mediat sociale.