Top Channel/ Përleshje mes ultrasve në Greqi, humb jetën 23-vjeçari, vihen në pranga 6 persona
04/11/2025 20:23

Autoritetet greke kanë kryer gjashtë arrestime pas ngjarjes tragjike të ndodhur të hënën në mbrëmje në Chalkida, ku një 23-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje të dhunshme mes tifozësh rivalë. Sipas raportimeve të mediave lokale, dy nga të arrestuarit janë plagosur gjatë përplasjes që ndodhi në rrugën Lilantion. Pesë nga gjashtë personat e arrestuar, përfshirë edhe viktimën, nuk ishin më parë në vëmendjen e autoriteteve, ndërsa i gjashti, një 19-vjeçar, është i njohur për policinë për incidente të mëparshme. Një person i shtatë, i përfshirë në sherr, ende nuk është identifikuar. Sipas burimeve të policisë, 23-vjeçari u transportua nga persona të panjohur me një automjet privat dhe u braktis në hyrje të spitalit të Halkidës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu ndërroi jetë nga plagët e marra. Zëdhënësja e policisë, Constantia Dimoglidou, bëri të ditur se tetë persona morën pjesë në përleshje, të ndarë në dy grupe me nga katër. Vetëm pak minuta më vonë, ndodhi një incident i dytë pranë Sheshit Eleftherias, ku një 20-vjeçar u gjet i mbuluar me gjak dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ai ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët raportojnë se ka fraktura dhe një plagë me thikë nën sy. Policia po heton lidhjen midis dy ngjarjeve, ndërsa Departamenti i Sigurisë së Halkidës ka marrë përsipër hetimin e plotë të rasteve.

Top Channel/ Anija kineze can bllokadën amerikane, kalon Hormuzin: Kina ofron plan paqeje me 4 pika!
14/04 10:55
Top News – NATO refuzon sërish Trump. Jo ftesës për të bllokuar portet iraniane në Hormuz
13/04 23:00
Top Channel/ Fitorja historike në zgjedhjet parlamentare, Magyar: Së bashku çliruam Hungarinë
13/04 22:46
Top Channel/ Kaos në aeroportet europiane nga sistemi i ri, preken edhe shqiptarët
13/04 22:35
Top Channel/ “Thyhet” miqësia Meloni-Trump, kryeministrja e Italisë mbron Papën
13/04 22:33
Top News – Trump kërkon 10 mld dollarë dëmshpërblim. Gjykata rrëzon padinë ndaj “WSJ”
13/04 22:30
Top Channel/ Zotimi i parë i Peter Magyar pas fitores: Nsi epoka e re për Hungarinë
13/04 22:22
Top Channel/ NATO “shuplakë” Trump, zbulohet plani i ri për Hormuzin
13/04 22:20
Top Channel/ Izraeli mbështet kërcënimin e Trump, Natanyahu: Plotësisht të koordinuar me…
13/04 22:06
Top Channel/ Bllokimi i porteve, Kremlini kritikon planin e SHBA-së: Vendime të tilla ndikojnë…
13/04 22:04
Top Channel/ U vra përpara syve të djalit të tij, reagon partnerja e 47-vjeçarit italian: Do të…
13/04 22:03
Top News – Rekordi negativ i Trump. Presidenti i parë amerikan që sulmon një Papë
13/04 22:00
Top Channel/ “Shijoni çmimet aktuale”, kryeparlamentari i Iranit i përgjigjet Trump: Me të…
13/04 21:57
Top News – Turqia e Izraeli drejt luftës në Siri? Arsyeja se përse Trump po mendon daljen nga NATO
13/04 21:00
Top Channel/ Nis bllokada në Hormuz,Trump: Kush që shkel vendimin, do të eliminohet!
13/04 20:11
Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50