Pas presidentit amerikan Joe Biden, edhe aleatët perëndimorë paralajmëruan ndëshkim për Moskën pas mizorive të zbuluara në qytetin e Bucha-s në vazhdën e tërheqjes së trupave ruse nga zona. Kancelari gjerman, Olaf Shcolz tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij “do t`i ndiejnë pasojat”, pasi sanksionet do të ashpërsohen shumë fort.