Top Channel/ PDK heq vijat e kuqe me LVV, Bedri Hamza zgjidhet kryetari i ri i partisë
17/11/2025 23:17

Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi Bedri Hamzën kryetar të ri në një garë pa rivalë, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit. Konventa u zhvillua me thirrje për unitet nga Hamza dhe Krasniqi, por edhe me kritika nga nënkryetari Enver Hoxhaj. Ky i fundit e ka cilësuar procesin si jodemokratik. Hamza është zgjedhur me shumicë gati absolute të votave të 457 delegatëve prezentë. Ai ka thënë se Kosova tani ka nevojë për PDK-në e bashkuar dhe me vizion të qartë. Po ashtu, Hamza ka theksuar se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, teksa është pyetur nëse mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje. “Unë asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë edhe në këto zgjedhje në balotazh, edhe ata që kanë vënë vija të kuqe, të gjithëve u kanë rënë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj që ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në dobi të vendit” Partia Demokratike prej themelimit të saj është udhëhequr nga Hashim Thaçi deri më 2016 dhe më pas nga Veseli deri më 2020. Pas tij u drejtua për 8 muaj nga Enver Hoxhaj, e më 2021 drejtimin e saj e mori memli Krasniqi, në një garë gjithashtu pa rivalë.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45