Me kalimin e orëve dhe qartësimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të së djelës, humbja e Partisë demokratike po përvijohet haptazi, e bashkë me të, tani po kërkohet dhe faji për këtë situatë. Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e drejton gishtin nga vetë kreu i saj, Lulzim Basha duke e bërë atë përgjegjës për faktin që forca politike ku aderon, arriti të marrë vetëm 59 mandatë. Kadilli kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Bashës, të cilin e cilësoi “një model tashmë të shteruar”, dhe shpalli kandidimin e tij për kryetar të partisë.