Top Channel/ Pas stuhisë diellore, “mrekulli” në qiell: Aurora borealis mbi disa vende europiane!
11/05/2024 11:37

Aurora boreale ndricuan mbrëmjen e djeshme qiellin në një pjesë të kontinentit europian, duke krijuar skena mahnitëse që rrallë shihen në këto zona të tij. Dritat e veriut, sic njihen ndryshe, u panë mbi Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën dhe shumë vende të tjera. Një fenomen jo dhe aq i pazakontë ky, sipas ekspertëve të NOAA-s, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së. Një fenomen i ngjashëm si mbrëmë u regjistrua edhe në nëntor të vitit 2023. Aurora krijohet kur elektronet e erës diellore përplasen me atomet e shtresave të sipërme të atmosferës në një lartësi prej 80-150 km. Në hemisferën veriore, shumica e këtij aktiviteti zhvillohet brenda një brezi të njohur si aurora ovale, e cila mbulon gjerësi gjeografike midis 60 dhe 75 gradë. Është e gjitha pjesë e aktivitetit diellor që rritet ndërsa Dielli i afrohet pikut të ciklit të tij 11-vjeçar, thotë The Guardian. Aktivitete të tilla në qiell, nga sa shpjegoi dhe NASA, nuk përbënin një kërcënim serioz për shtatë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Shqetësimi më i madh ishte rritja e niveleve të rrezatimit dhe ekuipazhi mund të lëvizte në një pjesë më të mbrojtur të stacionit nëse ishte e nevojshme, theksuan drejtues të saj. Fenomeni, ka mundësi të jetë ende i dukshëm edhe mesnatën e sotme. Sipas NOAA-s, dritat në qiell janë parë deri në Alabama dhe në veri të Kalifornisë.

Top News – Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet / Rubio: SHBA nuk heq dorë nga diplomacia
19/10 15:04
Top Channel/ Franca drejt shtetrrethimit? Kryeministri: ”Në disa qytete, bllokim i pjesshëm”!
19/10 14:59
Top News – Shmangni turmat e tregoni kujdes! Qeveritë e BE-së paralajmërojnë për udhëtimet në Francë
19/10 14:59
Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10 14:56
Top Channel/ “Dominoja” e protestave, “shpërthen” Portugalia kundër kostos së strehimit!
19/10 14:56
Top News – Edhe Meloni në telashe me protestat / Plaçkitën dyqanet në trazira, ndalohen 271 të rinj
19/10 14:50
Top News-Nis ‘AKTI II’ në Francë, mbyllet Luvri/ Denoncohet dhuna e policisë në trazirat e fundjavës
19/10 14:43
Top News – Kim Jong un në koma…!!!/ ‘Thashetheme’ në internet-‘Pësoi hemorragji cerebrale’
19/10 14:39
Top Channel/ Protestat, Meloni takim me shefat e sigurisë: Të “ndajmë” të dhunshmit nga paqësorët!
19/10 14:16
Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06
Top News – Evropa në kaos, tërbim në rrugë / ‘Luftë urbane’ në Francë, Itali, Belgjikë e Portugali
19/10 12:04
Top News – Takim Putin-Trump-Xi Jinping / WSJ: Për të diskutuar një marrëveshje për Ukrainën
19/10 11:53
Top News – Parisi kthehet në zonë lufte / ‘Policia humbi kontrollin’, ministri ofron dorëheqjen
19/10 11:52
Top Channel/ BE auditon fondet: Miliarda euro të shpenzuara jashtë rregullave të bllokut!
19/10 11:48
Top Channel/Francë, protestat jashtë kontrollit: Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të brendshëm!
19/10 11:47