Top Channel/ Pas Gjermanisë, Trump i kthehet Italisë: Do tërheqim trupat, s`na ndihmoi me Iranin!
01/05/2026 11:14

Mes deklaratave se stuhia ndaj Iranit tashmë është e pashmangshme, Donald Trump gjeti mundësinë të sulmonte edhe një herë aleatët, përfshirë Italinë. Gjatë një konference shtypi në Zyrën Ovale, një gazetare amerikane e pyeti: “Keni përmendur për mundësinë e tërheqjes së disa ushtarëve nga Gjermania. A do ta merrni në konsideratë të njëjtën gjë me Spanjën dhe Italinë?”. Përgjigja e Trumpit ishte “ndoshta edhe po, përse jo në fund të fundit. Italia nuk ka ndihmuar fare. Dhe Spanja ka qenë absolutisht e tmerrshme. Ndërkohë që janë në NATO”. I pakënaqur me faktin që Italia dhe aleatët europianë nuk e mbështetën fushatën e tij dhe të Izraelit kundër Republikës Islamike, Trump sipas analistëve, është duke përdorur qartazi kercenimin verbal dhe presionin publik si instrument për të detyruar vende të tjera të ndjekin linjën e tij. Presidenti amerikan ndryshoi qasjen ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e quajtur atë një lidere “të papranueshme”, duke nënvizuar se i mungon guximi për të mbështetur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Iran. “Mendoja se ajo ishte një grua kurajoze, por gabohesha”, tha Trump në një intervistë telefonike për gazetën italiane “Corriere della Sera”, në një kohë kur më parë e kishte cilësuar si një “lidere të mirëfilltë botërore” dhe një grua “fantastike dhe plot energji”. Krisja e madhe erdhi në momentin kur shefi i Shtëpisë së Bardhë sulmoi Papa Leonin XIV, cka për shumë italianë konsiderohet një sakrilegj.

Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00
Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33