Top Channel/ Partizani merr Superkupën. Trofeu i tretë në histori, fiton 1-0 kundër Egnatias
20/12/2023 23:22

Partizani fiton trofeun e pare të sezonit, Superkupën e Shqipërisë, pasi mundi në finale Egnatian me shifrat 1-0. Dy skuadrat më në formë të momentit në Shqipëri diskutuan këtë trofe në ndeshjen e zhvilluar në “Arenën Komnbetare”. Kampionët e Shqipërisë dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë zbritën në fushën e lojës me formacionet e tyre më të mira, teksa pjesa e parë foli më shumë për Partizanin, me Tedi Carën që provoi të gjente portën e rrogozhinasve në minutën e 13-të. Pak përpara fundit të pjesës së parë, në minutën e 38-të, nga një rivënie fundore, Alen Sherri që vetëm pak orë më parë fitoi çmimin “Portieri Vitit” gaboi rëndë duke i dhënë mundësinë ideale “Topit të Artë” të këtij viti, Arinaldo Rrrapajt, me këtë të fundit që dhuratën e shfrytëzoi maksimalisht dhe realizoi golin e avantazhit me portën e boshatisur. Pjesa e dytë nisi përsëri me ritmin që u mbyll fraksioni i parë, ndërsa këto 45 minuta folën diçka më shumë për skuadrën e Idlir Tetovës që provoi të gjente golin e barazimit në disa momente. Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë më të mirë për të gjetur golin e një penallti, por gaboi në ide me Pano Qirkon që kuptoi gjithçka. Në minutat e fundit, Lemine që erdhi nga stoli krijoi iluzionet e golit, por pa mundur që të gjejë rrjetën për rrogozhinasit. Në fund, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Egnatias, që në këtë mbrëmje debutoi në finalen e Superkupë duke luajtur ndeshjen e parë në histori, rezultati nuk ndryshoi me Partizanin që koleksionon kështu për here të tretë në historinë e tij trofeun e Superkupës së Shqipërisë pas asaj të fituar në vitin 2004 përballë Tiranës dhe në vitin 2019-të përballë Kukësit.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36