Top Channel/ Parada e “Vladit”, Putin nxjerr në rrugë tanket dhe raketat
15/04/2021 12:14

Avionët luftarakë rusë kryen lëvizje akrobatike në ajër, ndërsa tanket e trupat ushtarake mbushën rrugët një shoë gjigand force gjatë përgatitjeve për paradën e madhe të Ditës së Fitores. Eventi I përvitshëm shënon përvjetorin e triumfit të Rusisë mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ai do të zhvillohet në Sheshin e Kuq të kryeqytetit rus në 9 maj, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Ushtarët marshuan në formacione të rregullta në terrenin e stërvitjes, Alabino, me maska në fytyrë dhe flamuj të kuq në duar, teksa stërvitjes gjigande iu bashkuan edhe tanke e raketahedhës. Parada - tani në vitin e saj të 76-të - mbahet në kujtim të 20 milion jetëve Sovjetike të humbura gjatë luftës. Pamjet filmike të publikuara nga Ministria Ruse e Mbrojtjes treguan ushtrime stërvitore në lartësi të ulët ku shiheshin helikopterë luftarake Mi-35 dhe Ka-52 si dhe ekipi aerobatik Berkut me helikoptere Mi-28N. Gjashtë avionë Su-25 do të përdoren për të kryer akrobacite ajrore e për të pikturuar flamurin rus në qiellin mbi Sheshin e Kuq. Ministria njoftoi se disa transportues raketash do të shfaqen gjithashtu në paradë, përfshirë Tu-160 dhe Tu-95MS. Përgatitjet për paradën vijnë në kohën e një përshkallëzimi të tensioneve dhe dhunës në kufirin e Rusisë e Ukrainën. Moska prej disa javësh po dislokon gjithnjë e më shumë trupa në rajonet kryengritëse, në kufijtë e pjesës tjetër të Ukrainës në gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi. Sipas vlerësimeve të aleancën ushtarake perëndimore bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra forca, duke ngjallur shqetësimin e NATO-s.

Top Channel/ Gonzato i përgjigjet Berishës: më bezdisi deklarata e tij
12/11 23:26
Top Channel/ Lulëzon biznesi i dronëve, Kërkesë e jashtëzakonshme në Europë
12/11 23:22
Top News- Musk “godet” komisioneren Von der Leyen, nis fron të ri lufte me Brukselin
12/11 23:00
Top News- “Gjueti njerëzish” në Sarajevë, italianët e pasur paguan për të vrarë civilët për qejf
12/11 22:46
Top Channel/ 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC në Amazonë
12/11 20:36
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak me 20 pasagjerë, Turqia: Nuk ka asnjë të mbijetuar
12/11 20:07
Top News – ‘Europa, luftë me Rusinë’. Vuçiç: Serbia është në mes, por duhet të përgatitemi
12/11 17:24
Top News – Macja vendoset ‘në arrest shtëpie’/Gjykata franceze: ‘Hynte pa leje’ në oborrin e fqinjit
12/11 17:22
Top News – Skandali në Rumani: Ukraina bleu armë ruse, e përfshirë dhe Shqipëria
12/11 17:04
Top Channel/ Skandali në Itali: Turistët paguan për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës
12/11 15:48
Top News – Trump në mbrojtje të Netanyahut / I kërkon presidentit izraelit të falë kryeministrin
12/11 15:19
Top News – Edhe Japonia do bëhet bërthamore…Kryeministrja e re sinjalizon ndryshimin e mundshëm
12/11 15:17
Top News – Skandale korrupsioni në mes të luftës / Zelenski në sprovë, ‘përdor gjyqësorin për…’
12/11 14:59
Top News – Të huajt mbipeshë nuk hyjnë në SHBA / Trump, masa të reja për vizat e emigracionit
12/11 14:43
Top News – Urdhëron ‘mobilizim masiv’ të ushtrisë / Maduro përgatit Venezuelën për luftë me SHBA-në
12/11 14:43
Top Channel/ Emigrantët kinezët “mësyjnë” Ballkanin: Rruga e preferuar për në BE!
12/11 14:23
Top Channel/ Balona nga Bjellorusia, alarm mes fqinjëve e në Perëndim:“Kontrabandë apo sulm hibrid?”
12/11 14:19
Top News – ‘Turizëm snajperësh’ në luftën e Bosnjes / Prokurorët e Milanos po hetojnë dyshimet
12/11 13:13
Top Channel/ Vuçiç: “Po vjen lufta, Serbia do të krijojë kupolë të mbrojtjes ajrore”!
12/11 12:09
Top News – Mjegulla ndihmon forcat ruse / Beteja finale për Pokrovskun, Moska në ofensivë
12/11 11:50
BILETA Portokalli - Bileta