Ktheni shpirtin europian, mbroni refugjatët: Papa Francesku e kritikoi rritjen e nacionalizmit në Hungari gjatë vizitës së tij atje. "Është jetike që të gjejmë përsëri frymën europiane," tha ai në një fjalim në prani të kryeministrit populist të djathtë Viktor Orban në Budapest. Duhet të gjejmë "forma diplomacie” "qëllimi i të cilave është uniteti, jo thellimi i dallimeve”, ishte pohimi i kreut të Kishës Katolike.