Top Channel/ Papa: AI nxit konflikte, Inteligjenca Artificiale të mos kontrollohet nga disa njerëz
25/05/2026 20:07

Papa Leoni i XIV ka thënë se kontrolli i inteligjencës artificiale nuk duhet të mbetet në duart "e disa njerëzve", ndërsa ka paralajmëruar se teknologjia po nxit konflikte botërore, ide këto të paraqitura në dokumentin e parë të madh teologjik të pontifikatit të tij. Ato përfshijnë mbrojtjen e "madhështisë dalluese të njerëzimit" mes teknologjisë që ndryshon me shpejtësi, dhe po ashtu që përdorimi i AI-së në luftë t'i nënshtrohet "kufizimeve më të rrepta etike". Papa Leoni thekson se teoria e "Luftës së Drejtë", një doktrinë e krishterë që deklaron se cilat kushte e justifikojnë luftën, është "tani e vjetëruar", duke thënë se forca ushtarake mund të përdoret vetëm për "vetëmbrojtje në kuptimin më të rreptë". “Ndërtimi i një bote në një gjendje konflikti të përhershëm është një e keqe dhe duhet të emërtohet për atë që është”, shkruan Papa. Kundërshtimi i tij ndaj “Luftës së Drejtë” vjen pas vërejtjeve të zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, që Papa “të jetë i kujdesshëm kur flet për çështje teologjike” pasi udhëheqësi shpirtëror katolik kritikoi ashpër sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe qortoi udhëheqësit botërorë për përdorimin e gjuhës fetare për të racionalizuar luftën. Papa Leoni këmbëngul se teknologjia duhet të mbrojë vendet e punës të njerëzve dhe duhet t'i nënshtrohet "kornizave të forta ligjore, mbikëqyrjes së pavarur, përdoruesve të informuar dhe një sistemi politik që nuk heq dorë nga përgjegjësia e tij".

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51