Top Channel/ OPEC “çmend” tregjet, ul prodhimin me 2 mln fuçi në ditë, rritet çmimi i naftës!
05/10/2022 21:46

Pavarësisht presionit të madh të SHBA-së, OPEC+ vendosi ta ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, ulja më e madhe kjo që nga fillimi i pandemisë, e që tani kërcënon t`i japë një goditje të fortë cmimit të karburantit vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Grupi i prodhuesve të mëdhenj të ariti të zi, që përfshin Arabinë Saudite dhe Rusinë, e bëri njoftimit pas takimit të parë fizik të zhvilluar që prej marsit 2020. Reduktimi i bërë prej tij është i barabartë me rreth 2% të kërkesës globale për naftë. Fill pas këtij lajmi, cmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 1.5% duke shkuar në 93 dollarë fucia; edhe kuotimi i naftës amerikane pësoi rritje me 1.7%, duke u fiksuar tashmë në 88 dollarë për fuci. Presidenti Joe Biden nuk e fshehur shqetësimin nga pasojat që sjell një ulje e madhe të prodhimit të naftës nga OPEC +. “Duhet t`i shoh detajet me kujdes, e gjithë kjo është e panevojshme,” u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë. Tkurrja e prodhimit nis në nëntor. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj planifikon të takohen sërish në dhjetor për një vlerësim të situatës. Grupi sqaroi se vendimi për uljen e prodhimit u mor "në dritën e pasigurisë që rrethon perspektivat e ekonomisë globale dhe të tregut të naftës". Çmimet globale të naftës, të cilat u rritën në gjysmën e parë të vitit, kishin pësuar së fundi një rënie pikiatë në mesin e frikës se një recesion global do të ulte kërkesën. Kështu, nafta Brent llogaritej të kishte pësuar një rrudhje me 20% që nga fundi i qershorit. Me lëvizjen e fundit, OPEC-u dhe aleatët e tij, të cilët kontrollojnë më shumë se 40% të prodhimit global të naftës, shpresojnë të parandalojnë rënien e kërkesës për prodhimin e tyre në mesin e parashikimeve për një ngadalësim i mprehtë ekonomik në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20