Top Channel/ OKB ndëshkon Rusinë/ Me 93 vota pro, pezullohet nga këshilli i të drejtave të njeriut
07/04/2022 19:30

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pezulloi të enjten rusinë nga këshilli i i të drejtave e njeriut të OKB. Me 93 vota pro, 24 kudnër dhe 58 të tjerë që abstenuan, asambleja miratoi draftin e propozuar nga shba-të me arsyetimin se Rusia ka kryer shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Ukrainë. Ajo që u vu re menjëherë pasi votat u reflektuan në ekranin kryesor të sallës ishte se Kina votoi kundër së bashku me Sirinë dhe Bjellorusisë, edhe kësaj radhe Serbia vendosi ti bashkohej grupit që votoi pro përjashtimit të rusisë, ku renditet edhe Shqipëria. Para votimit, ambasadori i Kinës në OKB Zhang Jun justifikoi votën kundër duke thënë se përjashtimi i Rusisë do të krijojë precedent të ri të rrezikshëm që do të prodhojë pasoja të rënda. Para se të niste votimi ambasadori i ukranës në okb kërkoi mbështetje masive nga anëtarët për të pezulluar rusinë në këshilli i të drejtave të njeriut , Ai tha se ato shtete që do të zgjdhinin butonin për të votuar kundër , nuk po bënin gjë tjetër vecse po tërqnin këmbëzën e një arme për të krijuar një pikë të kuqe në ekran njësoj si gjaku i ukrainasev që kanë humbur jetën nga sulmi rus . Nga ana tjetër Përfaqësuesi i rusisë -Genadi Kuzmin tha se votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut është një përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur pozicionin e saj dominues dhe kontrollin total për të vazhduar përpjekjen e saj për kolonializmin e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rusia kishte paralajmëruar më heret se vendet që votojnë pro ose abstenojnë ndaj nismës amerikane për të larguar Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të përballen me pasoja, pasi veprimi i tyre do të shihet prej saj si "gjest jomiqësor". Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë në 24 shkurt, Assambleja ka miratuar dy rezoluta që dënojnë veprimet e Moskës, një nga të cilat u propozua nga Shqipëria. Rusia është në vitin e dytë të mandatit tre-vjeçar në këshillin prej 47 anëtarësh. Këshilli, me bazë në Gjenevë, ka një funksion kryesisht simbolik, por ai mund të autorizojë hetime për shkeljet e të drejtave të njeriut. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43