Policia dhe protestuesit kanë vendosur të lënë gurët dhe gazin në një moment dhe të afrohen për të pasur një komunikim ballë për ballë. Një nga drejtuesit e forcave të rendit shihet teksa komunikon me disa të rinj me maska, të cilët kërkojnë të lejohen të protestojnë dhe të mos dhunohen nga ana e forcave të rendit. “Ju kanë hequr dinjitetin, jepni dorëheqjen. Nuk rrahin më këta, u lodhën. Kemi edhe ne 30 orë pa bukë. Përse na gjuani kur jemi në tokë?