Hamasi ka sulmuar me predha Izraelin këtë të hënë, pasi përkon me 1 vjetorin e sulmit terrorist, ku humbën jetën rreth 1200 njerëz. Predhat e lëshuara nga Gaza, kanë ndezur sirenat e alarmit në qendër të Tel Aviv-it, pasi disa persona u plagosën. Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam, tha se kishte dërguar një “breshëri” raketash për të bombarduar qytetin.