Top Channel/ Nis projekti i NASA-s për ndërtimin e bazës në Hënë, synohet rikthimi i astronautëve…
27/05/2026 21:22

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zbuluar detaje të reja mbi misionet e saj të ardhshme në Hënë, përfshirë landerë robotikë, dronë që “kërcejnë” mbi sipërfaqe dhe mjete eksplorimi, si pjesë e planit për ndërtimin e një baze të përhershme hënore. Në projekt janë përfshirë disa kompani private, mes tyre edhe kompania hapësinore e themeluesit të Amazon-it Jeff Bezos, Blue Origin, e cila do të ndërtojë një nga mjetet e uljes në Hënë. Shtetet e Bashkuara synojnë rikthimin e astronautëve në sipërfaqen hënore përpara përfundimit të mandatit të presidentit Donald Trump në vitin 2029, ndërsa projekti shihet si pjesë e një gare të re hapësinore me Kinën. Në anën tjetër, Kina po avancon me shpejtësi drejt objektivit të saj për të ulur astronautë në Hënë deri në vitin 2030, duke forcuar konkurrencën globale në eksplorimin hapësinor. Sipas planit të NASA-s, programi i quajtur “Ignition Moon Base” parashikon tre faza zhvillimi: fillimisht dërgimin e robotëve dhe dronëve për hartëzimin e sipërfaqes hënore, më pas transportimin e mjeteve të eksplorimit dhe komunikimit, dhe në fund ndërtimin e infrastrukturës për misione me ekuipazh. NASA ka nënshkruar kontrata edhe me kompani të tjera si Intuitive Machines dhe Astrobotic për zhvillimin e landerëve dhe pajisjeve që do të përdoren në sipërfaqen e Hënës. Në plan parashikohet që deri në vitin 2029 të realizohen rreth 25 lëshime dhe të dërgohen disa tonë ngarkesa shkencore në Hënë, përfshirë kamera me rezolucion të lartë dhe instrumente kërkimore. Një nga qëllimet kryesore të projektit është krijimi i burimeve të energjisë në Hënë, përfshirë reaktorë bërthamorë dhe sisteme diellore, të cilat do të mundësojnë funksionimin e një baze “gjysmë të përhershme” deri në vitin 2032. Zona e Polit Jugor të Hënës konsiderohet veçanërisht e rëndësishme, pasi mendohet se përmban ujë të ngrirë që mund të shërbejë për prodhimin e oksigjenit dhe furnizimin e astronautëve. Megjithatë, ekspertët shprehen skeptikë për afatet e vendosura, duke theksuar se sfida kryesore mbetet krijimi i një mjeti të sigurt për uljen e astronautëve në sipërfaqen hënore. Ndërkohë, kompania SpaceX e Elon Musk është kontraktuar për të zhvilluar sistemin e uljes njerëzore në Hënë, por projekti ka hasur vonesa dhe vështirësi teknike.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11