Spanja dhe Portugalia kontinentale thyen rekordet e temperaturave pwr muajin prill pasi një valë e hershme e të nxehtit goditi rajonin me termometrin që në disa vende shënoi gati 39 gradë Celsius. Mediat e huaja thonë se temperaturat arritën 38.8°C në aeroportin spanjoll të Kordobës në Spanjën jugore, një record i ri ky për muajin prill sipas agjencisë shtetërore të motit AEMET.