Krissy Cela emigroi drejt Britanisë së Madhe me familjen e saj kur ishte vetëm 14 vjec në pjesën e pasme të një kamioni. Nuk e dinte as cfarë do të ndodhte, as sesi do të ishte jeta e saj e re. Dhe padyshim, aq më pak mund ta mendonte në ato momente se vite më vonë, emri do t`i shfaqej në listën e 30 sipërmarrësve më të sukseshëm nën moshën 30 vjeç për Europën nga Forbes.