Top Channel/ Nesër Shqiperi-Izrael, Maran e Gjimshiti njëzëri: Jemi gati, të japim më të mirën
02/06/2026 20:01

Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e teknikut italian, Rolando Maran. Ndeshja miqësore e së nesërmes kundër Izraelit do të jetë testi i parë për timonierin e ri të kuqezinjve, i cili do të bëjë debutimin e tij në stol. Në konferencën zyrtare për shtyp përpara këtij takimi, si trajneri Maran, ashtu edhe kapiteni Berat Gjimshiti, kanë folur për ndryshimet e para, filozofinë e re dhe vështirësitë e fillimit për të transmetuar idetë taktike te skuadra në një kohë relativisht të shkurtër. “Nuk është se po luajmë një ndeshje si PSG-Arsenal, por jemi te Shqipëria dhe duhet të përqendrohemi maksimalisht te kjo fanellë. Këto ditë të para kanë pasur dinamikën e tyre dhe duhet ta pranoj që ishte disi e vështirë të përkthejmë menjëherë në fushë gjithçka që përgatitëm në teori, por kam parë një grup me dëshirë të madhe për të mësuar.” Për të treguar këndvështrimin e grupit dhe përshtatjen me idetë e reja, përpara gazetarëve doli edhe lideri i prapavijës kuqezi, Berat Gjimshiti: “Nuk është asnjëherë normale apo e lehtë për një lojtar që të përballet me ndryshime të tilla të shpejta në kombëtare. Megjithatë, nuk duhet të flasim thjesht për një ‘filozofi italiane’ të përgjithshme, pasi edhe Maran ka idetë e veta specifike. Ne po mundohemi t’i kuptojmë sa më shpejt dhe t’i zbatojmë në lojë.” Përgatitjet për këtë sfidë tashmë kanë përfunduar për të dyja kampet. Krahas kuqezinjve, edhe përfaqësuesja e Izraelit ka zbritur në fushë mbrëmjen e sotme, ku ka zhvilluar stërvitjen e fundit zyrtare në tapetin e "Arenës Kombëtare", duke i dhënë dorën e fundit detajeve përpara përballjes miqësore me Shqipërinë.

Top Channel/ Infantino përballet me rivalë nga Franca dhe Japonia për drejtimin e futbollit botëror
19/11 12:38
Top Channel/ Shqipëri-Finlandë, sot në Digitalb! Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup
12/11 20:16
Top Channel/ Berisha rikthehet në portë, shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, formacioni i Maran
12/11 12:32
Top Channel/ Kuqezinjtë/ Prova e fundit, Shqipëria përgatitet për Finlandën, stadiumi plot dhe…
11/11 12:58
Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56