Top Channel/ Nënë Tereza, 9 vite nga shenjtërimi! Ekspozitë për vizitën e parë të saj në Shqipëri
05/09/2025 16:03

Ardit Mancaku - I thashë Nënë Terezës, a mund të më falësh një dy mijë lekësh të blej një palë këmbë të reja se dua të eci si gjithë të tjerët. Nënë Tereza më tha nuk ke nevojë për lekë se do të të çoj vetë në Itali. I braktisur nga familja pasi lindi me nanizëm, Ardit Mancaku ishte vetëm 12 vjeç kur në jetimoren e Shkodrës pa për herë të parë Nënë Terezën dhe i kërkoi ndihmë, donte të ecte dhe të luante si shokët e tij. Me dëshirën për të ndihmuar çdo fëmijë në nevojë, shenjtorja dërgoi Arditin në një spital në Itali, kur për 2 vite iu nënshtrua 18 operacioneve. Ardit Mancaku - Erdhi Nënë Tereza në spital, më pa duke ecur, i thashë faleminderit që më bëre të eci me këmbët e mia. Më ke dhënë një jetë të dytë, është mrekulli për mua. Të mos ishte Nënë Tereza, do isha tërë jetën në karrocë. Historinë e tij, Arditi e ndau me të pranishmit në Drejtorinë e Përgjitshme të Arkivave, në një aktivitet në 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ku u shfaq edhe një ekspozitë mbi veprimtarinë fetare dhe mirëbërëse të “ambasadores së paqes”. Dokumentet tregojnë këmbënguljen e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut për të ardhur në Shqipëri, kërkesë që u refuzua disa herë nga presidenti Ramiz Alia, teksa del një shkresë e shkrimtarit Ismail Kadare. Myrteza Sharra – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave- Një material shumë interesant ka të bëjë me një informacion që Ismail Kadare i ka dërguar Komitetit Qendror në kohën kur ka qenë për një vizitë te arbëreshët e Italisë dhe në kontakte me personalitete, i thonë që Nënë Tereza ka një qëllim humanitar kundrejt Shqipërisë dhe Kadare ia përcjell këtë informacion autoriteteve dhe mund të themi që është pika e parë që thyen akullin. Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i DPA-së, Endrit Musaj - Këto dokumente janë shumë të rëndësishme sepse pasqyrojnë përpjekjet e Nënë Terezës, dëshirën e saj për të ardhur në Shqipëri dhe qëllimet e regjimit të asaj kohe për të mos e lejuar të vijë. Nënë Tereza ia doli të prekë tokën shqiptare në vitin 1989. Pas vizitës, në një letër me fragmente shqip mes të tjerash shkruan: Nënë Tereza: Ja kam dhënë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe paqe mbi gjithë botën Për veprat e mira që bëri u shenjtërua edhe nga Papa Françesku më 5 shtator 2016 Me veprat e saj që i shndërroi në një mision global, Anjezë Gonxhe Bonjazhiu fitoi dashurinë e gjithë botës. Gruaja që lindi nga një komb i vogël, por me shpirt të madh, që u bë nënë për njerëzimin u shenjtërua edhe nga Papa Françesku më 5 shtator 2016.

Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00
Top Channel/ BE vlerëson rrugën e Shqipërisë. KE: Angazhim i vendosur për integrimin
04/11 15:57
Top Channel/ Shpërthimi shemb pallatin/ Elbasan, banorët po evakuohen me shkallën e zjarrëfikëseve
04/11 15:52
Top Channel/ Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, Qirici: Nuk u ankua edhe pse ishte sëmurë
04/11 15:38
Top Channel/ Shpërthim në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës
04/11 15:17
Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08
Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01
Top News – ‘Kur kjo ndodh me Veliajn, po me qytetarët’/ Tabaku kërkon llogari nga ministri Toni Gogu
04/11 15:00
Top Channel/ Progres-raporti 2026: Marta Kos “shpresa” Kosovës, “rrëzon” Serbinë!
04/11 14:53
Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36
Top News-Dhuna ndaj të miturve në protesta/ PD kërkon mbledhje urgjente për masat e reja të qeverisë
04/11 13:36
Top News – Gjobiten protestuesit / 5 mijë lekë ndëshkim për 32 qytetarë
04/11 13:20
Top News – Rritja e pagave për policiët. Demo: Forcon integritetin e tyre, hetim për shkelësit
04/11 13:20
Top News – ‘Toni Gogu duhej të jepte llogari këtu’. Tabaku hap mbledhjen dhe braktis komisionin
04/11 13:15
Top Channel/Projektbuxheti 2027/ Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike
04/11 13:06
Top Channel/ Policia ndëshkon me 5 mijë lekë bllokimin e rrugëve, zbatohet Akti Normativ
04/11 12:46
Top Channel/ Vlora Hyseni i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e masës së ndalimit. Sot vendimi
04/11 12:45
Top Channel/ Instituti për të miturit dhe qyteza e drejtësisë, Gogu rendit investimet në…
04/11 12:44
Top Channel/ Kreu i KLGJ te Ligjet, Rusi:Kemi 37% më pak buxhet, Manja: Rishikoni pagat e punonjësve
04/11 12:43
Top Channel/ I shumëkërkuari për vrasje në Itali kapet në banesën e tij në Vlorë
04/11 12:25