Top Channel/Nëna e djegur me dy fëmijë para derës, çifti i ri shqiptar mes viktimave të aksidentit!
23/11/2021 13:47

Të qeshur, të rinj, me jetën përpara: Gazmend Ukali, 27 vjec nga Kërcova dhe e fejuara e tij, Albina Bellulli, 23 vjec nga Tetova udhëton drejt Stambollit për të festuar ditëlindjen e tij. Do të ishin tre ditë të gëzuara për ciftin e ri. Në kthim, i prisnin punët. Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe ish anëtar i Këshillit Rinor të kësaj komune. Të dy ata janë në mesin e viktimave që humbën jetën mes ferrit të flakëve që përfshiu autobusin, për të cilin padyshim, në asnjë cast nuk e menduan se nuk do t`i kthente të sigurtë në shtëpi. Një familje prej 4 anëtarësh thuhet të jetë shuar gjithashtu në aksidentin e kobshëm. Babai Avni Ahmeti, 36 vjeç, nëna Xhihan 35 vjeçe dhe djemtë e tyre, Alban e Luan Ahmeti, katër vjeç, nuk arritën dot të shpëtojnë. “Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë, me siguri binjakë. Hetuesit aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë”, thonë mediat bullgare. Një tjetër cift shqiptar sakaq, Lulzim Sulejlmani dhe Medina Lutfiu, te fejuar vetëm pak ditë më parë, janë në mesin e pasagjerëve të mbijetuar nga tragjedia shqiptare në Bullgari ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona, mes të cilëve edhe dy shoferët. Edhe ata kishin udhëtuar drejt Stambollit për të festuar bashkimin e tyre. Aktualisht, janë të shtruar në një spital në Sofje ku po marrin ndihmë mjekësore.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11