Top Channel/ Negociatat me Shqipërinë, Varhelyi: Prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene!
23/06/2021 11:55

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE, që u bë shkas për të mos u caktuar data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi e bëri të qartë se puna do të vijojë me intensitet në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për t`i dhënë zgjidhje kësaj cështjeje, teksa thekson se ajo do të ketë prioritet kryesor. “ Kur flitet për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut, shumë është bërë gjatë muajve të fundit e është arritur një progress i dukshëm. Jemi në hapat e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur këtë cështje: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të ketë prioritet”, ka shkruar ai. Problemet mes Sofjes dhe Shkupit u bënë sërish pengesë për një vendimarrje në favor të organizimit të kësaj konference, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet. Gjithshka të të spostohet tanimë në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. Për Shqipërinë, pati konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Hollanda një ndër vendet më skeptike, ra dakort me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59