Top Channel/ Ndërron jetë stilisti i njohur italian, Roberto Cavalli! La pas 6 fëmijë, më i vogli 1 vjeç
12/04/2024 22:34

Stilisti i famshëm i modës Roberto Cavalli ndërroi jetë në Firence, në moshën 83-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur të afërmit e tij, të cilët kanë thanë se shëndeti i dizajnerit të famshëm u përkeqësua ditët e fundit. Ai la pas gjashtë fëmijë, më i vogli është Giorgio, vetëm një vjeç. Në krah të tij në orët e fundit, ashtu si në dhjetë vitet e fundit, ishte edhe partnerja e tij, Sandra Nilsson . Roberto Cavalli studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence. Gjyshi i tij ishte piktor i grupit Macchiaioli dhe prej tij trashëgoi pasionin për artin. Duke filluar në vitet 1960 nga shtypshkronja e tij në ekran, Roberto Cavalli filloi të aplikonte një teknikë të re pikture në veshje, gjë që e bëri atë të dallohej. Më vonë, në vitet 1970, ai eksperimentoi me materiale të tjera, kryesisht lëkurë. Në vitin 1970, ai prezantoi në Paris koleksionin e tij të parë të përbërë nga dizajne lëkure, të krijuar në bashkëpunim me Mario Valentino. Puna e tij tërhoqi shumë kompani ndërkombëtare të modës, të cilët donin të punonin me të dhe kështu, ai u bë një nga emrat më të njohur në industrinë e modës. Dizajneri i njohur italian ka gjashtë fëmijë. Fëmijët nga gruaja e tij e parë, Silvanella Giannonio ishin Tommaso dhe Cristina. Çifti u martua në vitin 1964 para se të divorcoheshin 10 vjet më vonë. Më pas, Roberto Cavalli u martua me stilisten austriake Eva Maria Demar në vitin 1980, me të cilën pati tre fëmijë, Robert, Rachele dhe Daniele. Ata u divorcuan në vitin 2010. Më fund, vitin e kaluar, ai pati fëmijën e tij të 6-të, Giorgio, me partneren e tij, Sandra Nilsson, me të cilën është së bashku që nga viti 2014. Pamjet: AFP

Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18