Top Channel/ “Ndal të pavërtetat për shqiptarët”! Ambasadori shqiptar në Londër takon Farage
06/09/2025 19:38

Debati i dy muajve më parë për numrin e shqiptarëve në burgjet angleze mes kryeministrit Edi Rama dhe udhëheqësit të Reform UK, Nigel Farage, duket se është shuar për momentin. Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me Nigel Farage për t’i thënë se kreu i Reform UK po përsëriste informacione të rreme, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhej në burg. Takimi iu konfirmua Top Channel nga vetë ambasadori Uran Ferizi, i cili tha se pati një bisedë informale në zyrën e Farage, ku i tha: "Është krejtësisht e pavërtetë, dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanët tuaj,” tha Uran Ferizi, ambasadori, i cili po merr pjesë në konferencën e Reform UK. “E ndërmora këtë veprim,” thotë më tej ambasadori Ferizi, “sepse po shtrembërohen statistikat zyrtare, të cilat merren dhe përdoren për të nxjerrë pretendime krejtësisht të ndryshme, që nuk i afrohen realitetit.” Siç edhe Top Channel raportoi disa javë më parë, të dhënat nga ambasada shqiptare në Londër kanë kundërshtuar raportimet se numri i shqiptarëve në Britani është 53,000, shifër e përdorur si burim për pretendimin “një në 50”. Ambasadori Ferizi për këtë tha se gjatë takimit me Farage i tha se "ishte thellësisht e padrejtë të shpërndaheshin këto, që në thelb janë gënjeshtra. Ato thjesht nuk janë të vërteta". Përceptimi i tij, thotë më tej ambasadori Uran Ferizi, ishte se Nigel Farage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe ishte i gatshëm për t’i rishikuar statistikat. “Gjithashtu, theksova se shqiptarët janë një shembull i shkëlqyer i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me ndershmërinë e vet, dhe ai duket se e vlerësoi këtë,” ka thënë ambasadori Ferizi në takimin me babain e Brexit, Nigel Farage, i cili vijon të ketë një ftesë të hapur prej Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë. Ftesë kjo e cila është mirëpritur prej politikanit kontravers, të cilin sondazhet e nxjerrin shumë pikë larg opozitës Konservatore dhe me probabilitet të lartë për të qenë kryeministri i ardhshëm në Angli.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48