Top Channel/ NATO: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti
21/03/2022 22:34

Një zyrtar i lartë I NATO paralajmëron se Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë mund të sulmojë së shpejti Ukrainën. Zyrtari i cili foli në kushtet e anonimitetit tha se bjellorusia po përgatitet të lejojë Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse ‘Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë kundër Ukrainës dhe vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.’ Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t'i bashkohet luftës. Ndërsa Bjellorusia ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur operacione tokësore dhe ajrore, megjithatë NATO thotë se nuk ka parë asnjë provë të fortë që trupat bjelloruse kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. ‘Unë nuk po ju them se ata do të vendosin armë bërthamore atje nesër. Ajo që dua të them është se ata kanë ndërmarrë hapa politikisht që tani të jenë në gjendje të marrin armë bërthamore nëse merret një vendim i tillë’, tha zyrtari. Zyrtari e përshkroi konfliktin në Ukrainë si në prag të hyrjes në një ngërç, e kjo tha ai, do të çojë në një "luftë të gjatë " që do të sjellë humbje shumë të mëdha.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43