Krerët e NATO-s u mblodhën në samitin e jashtëzakonshëm të Brukselit me një qëllim të qartë: Diskutimin e përgjigjes afatshkurtër, por edhe asaj afatgjatë të aleancës veri-atlantike ndaj sulmit rus në Ukrainë. Presidenti Joe Biden iu bashkua liderëve të të tjerë, mes të cilëve i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Nga Kievi i rrethuar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua përmes një videoje udhëheqesve të 30 vendeve anëtare. Kerkesat e urgjente te tij kane qene më shumë armë e një zonë ndalim fluturimi. Lutja e fundit zor se mund të plotësohej, pasi kjo do të thoshte hyrje në luftë e aleancës, sepse NATO do duhej të qëllonte avionët luftarakë rusë. Por liderët pajtohen me idenë e një asistence të shtuar për Ukrainën, duke përfshirë këtu pajisje që ta ndihmojnë të mbrohet ndaj kërcënimeve kimike, biologjike e bërthamore të fqinjit të vet më të madh.