Top Channel/ “Na ndihmoni të marrim frymë”, në Indi nisen me urgjencë rezerva oksigjeni
03/05/2021 14:52

Ndihma të tjera mjekësore kanë mbërritur në Indi nga donatorë të huaj me shpresën të lehtësojnë sadopak krizën e thellë të rezervave të oksigjenit që ka pllakosur vendin. Bilanci i vdekjeve atje shënoi të djelën një tjetër nivel rekord: gati 3.700 jetë të humbura brenda 24 orësh, bilanci më i lartë ditor ky që prej fillimit të pandemisë. Pothuajse 400 mijë infektime të reja e cuan në 19.5 milionë numrin e rasteve të regjistruara në këtë vend. Të dhënat e fundit u raportuan ne një kohë kur drejt Delhit u nisën ng Franca e Gjermania ndihma të shumta që përfshinin pajisje mjekësore, e sidomos rezerva oksigjeni. Të shtunën, humbën jetën të paktën 12 persona, përfshirë dhe një mjek, kur spitali shumë i njohur në të cilin po trajtoheshin mbeti pa oksigjen, e një panoramë e tillë e zymtë paraqitet edhe në spitale të tjera të vendit. “ Është një betejë e përditëshme tashmë. Gjysma e stafit në spitalin ku unë punoj, është në rrugë me bombola nëpër duar të cilat përpiqen t`i mbushin ku të munden”, shkroi në Twiiter Gautam Singh, drejtori i qendrës spitalore Shri Ram Singh. Megjithëse në Indi ndodhet fabrika më e madhe në botë për prodhimin e vaksinave, e njohur si Instituti Indian i Serumeve, vetëm 2 për qind e 1.3 miliardë banorëve të vendit janë vaksinuar deri tani. Në fundjavë, autoritetet deklaruan se çdokush mbi 18 vjeç kualifikohet tani për vaksinim, por shumë klinika kanë raportuar mungesa në furnizime.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11