Top Channel/ Musk paralajmëron: Dielli do zhdukë jetën në Tokë, Marsi, shpresa e vetme e njerëzimit
09/05/2025 20:11

Elon Musk nuk sheh vetëm të nesërmen, por parashikon mijëra, ndoshta edhe miliona vjet me pas. Themeluesi i SpaceX ka argumentuar prej kohësh se njerëzimi duhet të bëhet një specie shumëplanetare, duke filluar me destinacionin më të arritshëm Marsin. Sipas tij, Toka nuk do të jetë streha jonë e sigurt përgjithmonë . Siç shpjegon ai në një intervistë të kohëve të fundit me Fox News, ekzistenca jonë në këtë planet është e dënuar të shkatërrohet jo për shkak të luftërave apo ndryshimeve klimatike, por për shkak të vetë Diellit. “Dielli po zgjerohet gradualisht dhe në një moment do të na duhet të bëhemi një qytetërim shumëplanetar”, tha Musk, duke shtuar: “Përfundimisht, e gjithë jeta në Tokë do të shkatërrohet”. Sipas tij, ndërsa Dielli plaket, ai bëhet më i nxehtë dhe më i ndritshëm, dhe pas rreth 450 milionë vitesh, nxehtësia do të jetë aq intensive sa oqeanet do të fillojnë të avullohen dhe atmosfera të shpërbëhet dhe ky do të jetë vetëm fillimi. Fundi përfundimtar do të vijë pas rreth 5 miliardë vjetësh, kur Dielli do të zgjerohet, duke gëlltitur dhe zhdukur Tokën. I përballur me këtë skenar të pashmangshëm, Musk propozon Marsin si një “planet të sigurt për jetën” për speciet njerëzore dhe për çdo formë tjetër që njohim. SpaceX po punon duke pasur parasysh këtë mision dhe duke e bërë zhvendosjen në Planetin e Kuq teknikisht dhe ekonomikisht të realizueshme nëpërmjet Starship, anijes kozmike të madhe dhe të ripërdorshme që po ndërtohet për të na çuar atje. Ilustrim artistik i një kolonie në Mars, me disa anije kozmike të mëdha të dukshme pas një strukture habitati në formë kupole. Për Muskun, plani nuk është fantastiko-shkencor. Është mbijetesë afatgjatë. Ose, siç e thotë ai, “një biletë vajtje për përjetësimi i jetës”.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38