Top Channel/ Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanët nisin agjërimin
22/03/2023 23:20

Rreth një e katërta e popullsisë së botës do të nisin një ditë ndryshe më 23 mars, pasi lindja e diellit do ti gjejë duke agjëruar. Besimtarët muslimanë do të nisin muajin e Ramazanit,simbolin e sakrificës, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik. Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij. Libri i shenjtë Kurani, e përcakton agjërimin një nga pesë shtyllat kryesore islame, simbol i sakrificës. Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore. Njerëzit në mbarë botën nisin ritin, i cili vijon për 30 ditë me radhë. Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit vjen Fitër Bajrami, festë simbolike e fesë islame. Pjesa më e madhen e qytetarëve që agjërojnë ndodhen në Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Algjeri, Tunizi, Jemen, Siri, Irak, Iran, Turqi, Kosovë, Shqipëri e shumë shtete të tjera. Ata e mirëpresin muajin e ramazanit në mënyra të ndryshme, ku palestinezët blejnë dekorime për Ramazan, Bosnja hedh fishekzjarre, Pakistan nis shitjen në masë të hurmave arabe, pakistanezët përgatitin tregjet, e shumë të tjerë vizitojnë xhamitë e vendet e shenjta. Ndryshe nga vendet e tjera, nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit do ta gjejë një pjesë të popullit turk në çadra. Tërmeti shkatërrimtar i cili shkaktoi shifra shumë të larta viktimash, la miliona persona në Turqi në mjerim. Ata humbën të afërmit dhe shtëpitë, pak javë para muajit të shenjtë. Krahasuar me vitin e kaluar syfyret dhe iftaret e tyre do të jenë në çadra, shumë pranë vendit ku dikur jetonin të lumtur. Pamjet: AFP

Top Channel/ Protesta masive në Stamboll, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
01/07 23:02
Top Channel/ Macron telefonon Putin/ Presidenti francez i kërkoi t’i japë fund sulmeve
01/07 23:00
Top Channel/ “Lufta e fjalëve” Trump-Musk, manjtati i teknologjisë përballet me një tjetër tronditje
01/07 22:58
Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07 22:56
Top Channel/ Trump sulmon Musk: Të kthej në Afrikë. shefi i Teslas: Na drejton partia e derrit
01/07 22:45
Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00