Vijojnë radhët kilometrike në pikën kufitare të Morinit, në hyrje të Kosovës, ku qindra udhëtarë po përballen me pritje të gjata, që në disa raste shkojnë deri në një orë. Temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin në radhë, ndërsa qytetarët shprehen të revoltuar për situatën e krijuar. Në shenjë proteste për pritjet e gjata në kufi, drejtuesit e automjeteve i bien borive, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për menaxhimin e fluksit