Top Channel/ Ministrat pa WhatsApp! Franca ndalon përdorimin e disa aplikacioneve për kabinetin
05/12/2023 08:00

Ministrat dhe anëtarë të tjerë të kabineteve të tyre në Francë ndalohen të përdorin disa aplikacione si ËhatsApp, Telegram dhe Signal për të shkëmbyer informacione që kanë lidhje me punën e tyre. Propozimi është bërë nga Kryeministrja franceze Élisabeth Borne, e cila thotë se siguria e këtyre aplikacioneve është e dobët, sipas një memoje të siguruar nga POLITICO. “Këto mjete dixhitale nuk mund të garantojnë sigurinë e bisedave dhe informacionit që ndajnë anëtarët e kabinetit qeveritar, apo stafet e tyre”, thuhet në një dokument të datës 22 nëntor. Borne caktoi datën 8 dhjetor si afatin e fundit për anëtarët e qeverisë që të zhvendosin bisedat e tyre nëpërmjet aplikacionit francez Olvid, i cili është i certifikuar nga agjencia franceze e sigurisë kibernetike ANSSI. Po ashtu qeveria franceze tha se kabineti do lejohet të përdorë Tchap, aplikacionin e sigurt të mesazheve dhe bashkëpunimit i zhvilluar nga qeveria, i lançuar në vitin 2019. Mësohet se në fushatën për rritjen e sigurisë kibernetike, qeveria franceze ka urdhëruar të gjithë nëpunësit civilë që të heqin të gjitha llojet e platformave të mediave sociale, lojërave dhe aplikacioneve të transmetimit të videove, përfshirë TikTok, CandyCrush dhe Netflix nga pajisjet e tyre të punës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52