Top Channel/ Mikrofonat “tradhtojnë” liderët e G7, Trump: Më braktisët
16/06/2026 23:23

Ndërsa liderët e vendeve më të industrializuara të botës po diskutonin këtë javë në samitin e G7-ës disa prej çështjeve më të rëndësishme globale, mikrofonat e hapur kanë kapur edhe biseda krejt të zakonshme, larg temave zyrtare: sportin, duhanin, motin dhe madje edhe një koment të paqartë për Groenlandën. Takimi po zhvillohej në një resort buzë liqenit në Francë, pranë kufirit me Zvicrën, ku pajisjet audio të vendosura për konferencat zyrtare regjistruan herë pas here edhe shkëmbime spontane mes liderëve. Një nga momentet më të komentuar u regjistrua kur kancelari gjerman Friedrih Merz e pyeti kryeministren italiane Giorgia Meloni nëse kishte pirë cigare atë mëngjes. Meloni u përgjigj se nuk kishte pirë duhan “që nga 1 maji”, duke zbuluar kështu se kishte hequr dorë nga zakoni. Ky vendim u prit me urime nga disa prej liderëve të pranishëm, përfshirë përfaqësues të Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë dhe Bashkimit Evropian. Kryeministri kanadez Mark Carney e shoqëroi momentin me humor, duke pyetur: “A po përdor ndonjë flaster nikotine?” Tjetër moment pikant ishte edhe biseda e Melonit me Donald Trump. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa pyeti kryeministren italiane në lidhje me Trumpin: "A jeni përsëri miq?". Përgjigja e saj ishte: “Ne kemi qenë gjithmonë miq” Por shefi i shtëpisë së bardhe u përgjigj shumë serioz: “Më kanë braktisur”. Meloni më pas reagoi menjëherë: “Jo, kjo nuk është e vërtetë”. Në një tjetër pjesë të takimit, futbolli u bë temë e natyrshme bisede mes liderëve, sidomos në kontekstin e Kupës së Botës që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe të tjerë diskutuan për ndeshje të ndryshme, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump e zhvendosi bisedën te një event i arteve marciale të përziera të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, duke folur me admirim për Dana White. Në një moment tjetër, kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi barazimin surprizë 0-0 të Kepit të Gjelbër ndaj Spanjës, duke e cilësuar “vërtet të jashtëzakonshëm”. Një tjetër moment që tërhoqi vëmendje ishte një bisedë mes Donald Trump dhe presidentit të Këshillit Evropian António Costa. “A e kupton?” u dëgjua të thoshte Trump, përpara se të ndalonte dhe të shtonte: “Groenlanda, e kam fjalën për Groenlandën. Kupton apo jo?” Gjatë ditës u regjistruan edhe situata më të lehta, përfshirë një moment kur u vu re se Emmanuel Macron kishte lënë orën pas gjatë një dreke pune. Mark Carney e vuri re i pari dhe tha: “Ej, ai ka lënë orën këtu. Orën e tij e kemi ne.” Trump ndërhyri me humor: “Më jepeni mua nëse e ka lënë,” duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Samiti solli edhe shkëmbim dhuratash simbolike. Emmanuel Macron u dhuroi të gjithë liderëve biçikleta të personalizuara, në kuadër të promovimit të Kampionatit Botëror të Çiklizmit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Alpet Franceze. Nga ana tjetër, Friedrich Merz i dhuroi Donald Trump një fanellë të kombëtares gjermane me emrin e tij dhe numrin 47. Trump e pranoi dhuratën me buzëqeshje dhe e vendosi mënjanë për fotografi, ndërsa Merz më vonë publikoi një foto në rrjetet sociale me mesazhin: “Në fund të fundit, ne jemi në të njëjtin ekip.”

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27