Top Channel/ Merr fund paqja? Izraeli nis bombardimet jugun e Sirisë!
06/05/2021 11:48

Izraeli ndërmori gjatë natës sulme ajrore në jug të Sirisë, në provincën Quneitra raportoi media shtetërore siriane. Bombardimet erdhën një ditë pasi një civil u vra dhe 6 të tjerë u plagosën në rajonin veriperëndimor të Latakiasë, bastion I njohur I minoritetit alavit të presidentit Bashar al Assad. Agjensia shtetërore siriane e lajmëve, Sana, tha se të paktën një sulm izraelit në Quneitra u krye me helikopterë.Observatori sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Britani pohoi dhe ai se ka pasur bombardime të shtetit hebre. Sipas Observatorit, bombat izraelite shënjestruan brigadën e 90-të të ushtrisë siriane dhe pozicionet e regjimit në afërsi të Lartësive Golan. Izraeli rrallëherë konfirmon sulme specifike në Siri, por që prej fillimit të konfliktit të brendshëm në këtë vend në 2011-tën, forcat izraelite thuhet të kenë ndërmarrë me qindar sulme përtej kufirit. Vetëm në 2020-tën, besohet që ushtria e tij të ketë shënjestruar të paktën 50 objektivë. Izraeli pretendon se po përpiqet të parandalojë Iranin, një aleat kyc I qeverisë siriane, që të fitojë ushtarakisht terren në pragun e derës së tij. Me mijëra paraushtarakë shiitë, të rekrutuar nga vende të ndryshme por aleatë të Iranit, janë zhvendosur në mbarë Sirinë në mbështetje të qeverisë së Assadit.

Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
DIGITALB DIGITALB