Top Channel/ Merkel e Biden bashkë kundër Rusisë, “ultimatum” Moskës
15/04/2021 12:12

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Joe Biden dolën në një përfundim të qartë gjatë bisedës së tyre urgjente telefonike: Rusia duhet të largojë trupat e dërguara në kufirin me Ukrainën, sepse vetëm kjo do të ndihmonte në uljen e tensioneve të këtyre ditëve, që po vijnë në përshkallëzim. Të dy liderët kanë insistuar në bisëden ems tyre se është e domosdoshme që Moska të tërheq trupat nga rajoni. Njoftimi për telefonatën u bë nga ana e zyrës së kancelares Merkel.Gjatë ditëve të fundit Rusia ka vendosur njësi të armatosura në kufi në Ukrainën, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan takimin urgjent të ministrave të NATO-s në Bruksel të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se NATO-ja i bën thirrje Rusisë të "ndalojë provokimet ". Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer gjithashtu më herët akuzoi Rusinë për përpjekjen e saj që të rrisë tensionet përgjatë kufirit. Në Uashington, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns, i tha një komiteti të Senatit të SHBA-së, që situata duhet të merret seriozisht nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Rusia ka këmbëngulur se ajo dërgoi trupa në kufijtë e saj perëndimorë për stërvitje luftarake për shkak të "kërcënimeve" nga aleanca transatlantike. Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall i paligjshëm nga të paktën 100 vende. Moska gjithashtu mbështet separatistët në një luftë kundër forcave të qeverisë ukrainase. Deri më tani janë vrarë më shumë se 13.000 njerëz në Ukrainën Lindore.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46