Top Channel/ Me veshje e simbole kombëtare, tifozët shqiptarë gati për ndeshjen ndaj Islandës
06/06/2022 17:59

Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Nations League me përballjen në transfertë ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45 dhe që do transmetohet në “Super Sport 2”. Tifozët kuq e zi që kanë janë grumbulluar në Reykjavik. Gazetari Endi Tufa sjell atmosferën e ndezur nga Islanda. Me veshje e simbole shqiptare dhe flamurin kombëtar, ata këndojnë në kor, teksa shpresojnë për fitore në këtë ndeshje, që të paktën në letër, cilësohet e vështirë. Islanda dhe Shqipëria janë ndeshur në total 7 herë me njëra-tjetrën, 2 herë në kualifikueset e Botërorit, 4 herë në kualifikueset e Europianit. Në këto ndeshje tre janë fituar nga “kuqezinjtë”, ndërsa në katër përballjet e tjera kanë qenë islandezët ata që kanë triumfuar. Islandë-Shqipëri janë takuar për herë të parë në kualifikueset e Europianit 1990-1991, me një ndeshje të luajtur në transfertë që u mbyll me rezultatin 2-0 dhe një takim të luajtur në vendin tonë që përfundoi sërish me fitoren e “kuqezinjve” 1-0. Më pas këto dy përfaqësuese do të ritakoheshin në miqësoren e vitit 2004 që u luajt në Shqipëri dhe u mbyll me rezultatin 2-1. Ndeshjet e radhës mes Islandës dhe Shqipërisë do të ishin në kualifikueset e Kupës së Botës në 2012-2013, me të dyja ndeshjet si atë që u luajt në vendin tonë dhe atë në transfertë që u mbyllën me rezultatin 2-1 për islandezët. Ndërsa përballjet e fundit për këto dy skuadra datojnë në kualifikueset e Europianit në 2019-2020, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1-0 për Islandën, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi Shqipëria 4-2. Referuar statistikave Islanda ka një fitore më shumë se “kuqezinjtë” dhe në një situatë kur përfaqësuesja e tyre nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundshëm, Shqipëria shihet më e favorizuar për të dalë me fitore mbrëmjen e sotme, megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36