Kastriot Cenko, 42-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në Ampelokipi të Greqisë në nëntor të vitit 2024, ka dalë para gjykatës duke kërkuar falje dhe duke rrëfyer versionin e tij për krimin që tronditi opinionin publik. Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për problemet që, sipas tij, kishin vite që ekzistonin në marrëdhënien me bashkëshorten. 42-vjeçari pretendoi se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me një mik të tij të fëmijërisë dhe se prej kohësh marrëdhënia e tyre kishte hyrë në krizë.