Sir Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptore dronësh në Lindjen e e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusis dhe Iranit. Sistemet anti-drone të koduara “Octopus” janë duke u prodhuar momentalisht në Britanëi për t’u dërguar në Ukrainë, kundër dronëve rusë të blerë nga Irani. Procesi i prodhimit të këtyre sistemeve është përshpejtuar dhe mendohet se mijëra syresh prodhohen cdo muaj, dhe zyrtarët e ushtrisë britanike po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre në mbrojtjen e Britanisë nga dronet iranian Shahed. Qeveria britanike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të një anijë në Gji, por ende nuk është marrë vendimi. Sistemi interceptues anti-dronë “ Oktapodi” është ideuar nga inxhinierët ukrainas dhe prodhohet në Britani, dhe kushton £ 2260 pound. Partneriteti mes Ukrainës dhe Britanisë është njoftuar në Janar nga Ministri britanik i Mbrojtjes John Healy. Ukrainasit janë më të mirët në ndalimin e dronëve iranian qe u janë dhënë rusve nga Irani në luftën në Ukrainë.