Top Channel/ Marrëveshja e naftës me Rusinë, republikanët “kundër” Trump: Ta bllokojmë!
11/10/2026 12:24

Marrëveshja për naftën ruse ka trazuar edhe vetë republikanët e Donald Trumpit në SHBA. Një prej tyre, Brian Fitzpatrick e bëri të qartë se synon ta detyrojë Dhomën e Përfaqësuesve të votojë për një projektligj që e ndalon blerjen e naftës nga Rusia, duke kundërshtuar vendimin e presidentit Donald Trump për lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës bruto. Fitzpatrick, bashkëkryesues i Grupit të Dhomës së Përfaqësuesve për Ukrainën, njoftoi se ka në plan ta paraqesë projektligjin dypartiak “Ronald Reagan: Paqe përmes Forcës”, me mbështetjen e ligjvënësit republikan Don Bacon. Përmes një peticioni me të paktën 218 firma, nisma mund të çohet në votim pa miratimin e komisionit përkatës apo të udhëheqjes së Dhomës. Megjithatë, ajo përballet me kufizime kohore dhe do të duhej të miratohej edhe nga Senati. Disa republikanë, përfshirë Michael McCaulin dhe senatoren Lisa Murkowski, paralajmëruan se lehtësimi i sanksioneve do të dobësonte trysninë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, dhe do të financonte makinerinë e luftës së Kremlinit. Ata i kërkuan Trumpit të përdorë kompetencat për vendosjen e tarifave ndaj blerësve të mëdhenj të energjisë ruse, të parashikuara në ligjin e miratuar në shtator për sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit. Edhe demokratët kërkuan zbatimin e ligjit të vitit 2022 që ndalon importet e naftës ruse në SHBA, përveç rasteve kur Rusia plotëson kushte të caktuara, përfshirë tërheqjen nga Ukraina dhe respektimin e sovranitetit të saj. Ish-zyrtari amerikan Tom Malinoëski u bëri thirrje udhëheqësve demokratë që të përdorin procedurat e përshpejtuara për ta kundërshtuar vendimin e administratës Trump.

Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- ‘Jam me kancer, më ndihmoni’. Mashtroi për 10 vite, 34-vjeçarja fitoi 200 mijë dollarë
25/11 23:00
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04