Top Channel/ Marina ruse shpëton anijen nga sulmi i piratëve në Gjirin e Guinesë
27/10/2021 22:16

Në pamjet e publikuara nga minsitria ruse e mbrojtjes shihen marinsat e luftanijes Admiral Kulakov që shpëtonin një anije transportuese me flamur të Panamasë nga piratët në Gjirin e Guinesë. Njerëz të armatosur u ngjitën në bordin e anijes MSC Lucia më 25 tetor dhe ekuipazhi lëshoi sinjalin e emergjencës. Ushtria ruse tha se ekuipazhi ishte fshehur në dhomat e motorëve ndërsa në pamje shihen forcat ruse që inspektojnë transportuesen. Një helikopter i luftanijes ruse u afrua te anija e sulmuar dhe menjëherë pengmarrësit u larguan drejt bregut në barkat e shpejta. Marina tha se luftanija anti-nëndetëse Admiral Kulakov po patrullonte ujërat e Gijrit të Guinesë kur mori sinjalin e alarmit nga MSC Lucia, e cila lundronte drejt Kamerunit. Një helikopter ushtarak me një njësi marinsash u ngrit nga luftanija dhe fluturoi drejt transportuese. Sapo helikopteri u afrua, piratët u larguan nga anija dhe u nisën me të gjithë shpejtësinë drejt brigjeve. Ushtria tha se piratët ishin të armatosur dhe kishin tentuar të merrnin peng transportuesen. Më pas një grup oficerësh anti-terror të Admiral Kulakov u ngjitën në bordin e Lucia, liruan ekuipazhin dhe inspektuan mjetin. Kur u konfirmua se nuk kishte më piratë në bord luftanija Admiral Kulakov shoqëroi transportuesen deri në destinacionin e saj. "Incidenti u zgjidh dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt e të palënduar”, thuhej në deklaratën e ushtrisë ruse. Autoritetet thanë se Gjiri i Guinesë vazhdon të mbetet i rrezikshëm për mjetet detare, me rreth 32% të incidenteve të rajonit.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09