Prokuroria në Shkup ka nisur një hetim mbi shitjen online rë disa kartave me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Një javë pas publikimit të një artikulli hulumtues nga Radio Evropa e Lirë, ku publikoheshin detaje mbi një mekanizëm në internet, përmes të cilit dhjetëra maqedonas - kryesisht nga qyteti i Velesit – thuhej se përfitonin para nga qytetarët amerikanë, prokuroria doli me njoftimin se e nisjes së një hetimi mbi cështjen.