Top Channel/ Magjistari amerikan akuzohet për abuzim seksual me 16 gra, dëshmitë: Më detyroi…
15/05/2024 19:48

Magjistari dhe iluzionisti i famshëm amerikan David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për sjellje të pahijshme, sipas një hetimi të The Guardian. Disa prej tyre kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht nga magjistari që në adoleshencë, ndërsa avokatët e magjistarit thonë se akuzat janë krejtësisht të rreme. Akuzat kundër tij përfshijnë pretendimet se ai drogoi tre gra përpara se të kishte marrëdhënie seksuale me to. Pretendimet kundër magjistarit 67-vjeçar, të cilat ai i ka mohuar, shtrihen nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2014. Gratë që kanë bërë akuza për sjelljen e Copperfield e takuan atë përmes punës së tij si një nga argëtuesit më të suksesshëm në botë. Disa nga gratë deklaruan se vetëm pas lëvizjes në rrjet me hashtagun #MeToo, ato ishin ndjerë në gjendje të flisnin për përvojat e tyre me magjistarin amerikan. I pyetur për pretendimet, Copperfield mohoi çdo lloj akuze. Avokatët raportuan se klienti i tyre “kurrë nuk ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me askënd, aq më pak me të mitur”. Copperfield është akuzuar për sjellje të pahijshme edhe në të kaluarën. Një nga 16 gratë, Brittney Lewis, doli në publik në vitin 2018 me akuzat se ai e kishte droguar dhe sulmuar seksualisht në vitin 1988, kur ajo ishte një modele 17-vjeçare. Por këto pretendime u hodhën poshtë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55